"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2011-12-30

Gezuar


Gezuar, originally uploaded by Krasta_Krau.

Fat, mbarësi, dhe një vit të bukur e plot lumturi për të gjithë...

2011-12-14

Debati televiziv, ose djalli në një kuti metalike





Vladimir Karaj 
Botuar te Revista Mapo
Askush s’besoj se i ka harruar orët kur çdo votë që dilte nga kutitë e votimit për Bashkinë e Tiranës, që numëroheshin apo rinumëroheshin, debatohej live. Kjo ishte maratona më e gjatë televizive në vend. Një debat që zgjati me ditë dhe ku fletët anonime të votimit u stëranalizuan, u popullarizuan dhe u pagëzuan, për t’u kthyer sërish në kuti të paqarta, plot dyshime dhe krejtësisht anonime. Ajo që solli “spektakli” i numërimit live nuk përkonte tamam me atë që është misioni i medias masive, sepse debati mbi faktin e kryer nuk sjell asgjë të re. Në fakt gjithçka që “...transmetimi ‘live’ i procesit të numërimit krijoi” ishte “një garë artificiale, që në fakt, realisht nuk ekzistonte, kishte kohë që kishte mbaruar”, shkruante Profesor Artan Fuga ato ditë. Ajo që doli prej garës fiktive ishin turma njerëzish që përkrahnin njërën apo tjetrën palë. Tifozë ultras që në ndonjë moment dukeshin të gatshëm për përleshje.

Mapo: Mbretëresha Geraldinë: orët e fundit te koka e mbretit

Mbretëresha Geraldinë: orët e fundit te koka e mbretit:
 DORËSHKRIM Pacienti i dhomës në fund të korridorit Fragment i shkëputur nga libri Geraldina e shqiptarëve i autores angleze

2011-12-04

Turistë... në pritje që ta shembin...

Ditet e fundit te Piramides, qe su be dot Teater dhe qe (siç duken bathe) s'po mund me u be as Kuvend...

2011-11-28

Një Flamur në profil




Pse kam një Flamur në profil?! Sepse është ditë e festës së Flamurit. Ja kaq e thjeshtë. Jo sepse sot jam më shumë atdhetar se dje. Jo sepse për Shqipërinë u kujtova sot. As sepse për të treguar që e do një vend mund të mjaftohesh me shfaqen e një flamuri në profil facebook-u siç bëj unë e mijëra të tjerë. As nuk më ka përfshirë mania ta kem dhe unë njëherë flamurin në profil. Jo. Është më thjeshtë se kaq, sot unë kremtoj, festoj, përulem para një dite në historinë e këtij vendi, ditës pa të cilën nuk do isha ky që jam.
Albanian flag day
Dita e Flamurit është e vetmja festë laike në këtë vend që nuk ka asnjë note patetizmi dhe nuk mund të bëhet patetike.
E vetmja festë që i ka rezistuar dëshirës së politikës për ta banalizuar e zvogëluar, ngase ata nuk mund të jenë personazhe në këtë ditë, para sëcilës veprat e tyre, punët e tyre (të mira e të këqija) rrëgjohen, nën hijen dhe madhështinë e kryeveprës së një grushti burrash, të cilët nuk përfituan prej kësaj asgjë, madje mjaft prej tyre humbën, deri edhe jetën, por që e bënë Shqipërinë “në vehte, të lirë e të mosvarme”.
Askush. As kozmopolitanët që u duket arkaike, as antikonformistët që shohin në këtë shfaqe flamujsh,  popull dhe masë, as skeptikët që shohin një mburrje të tepruar dhe në fund as ata që nuk e duan fare këtë vend, nuk do të ishin, nuk do ta kishin shancin ta shprehnin këtë mendim sot, nëse nuk do të ishte kjo ditë, ai flamur ato duar që e ngritën.
Më inatosin tre soje komentesh mbi këtë ditë. I pari që ironizon patriotizmin e beftë, lexo të shtirur, i dyti që këshillon se duhet të jemi patriotë ccdo ditë dhe i treti se patriotizmi nuk u tregoka me flamur në profil apo në ballkon. Më acarojnë jo sepse ka ndonjë gjë të keqe të kenë edhe ata mendimin e tyre dhe të vazhdojnë me të, por se nuk arrijnë të kuptojnë më të thjeshtën: Kjo nuk është një ditë për të qenë patriot, është një ditë për të festuar patriotizmin. Një ditë për të kujtuar etërit e këtij kombi, veprën e tyre dhe simbolin që na shënon.
E çka bënë ata?! ...Ndërsa reciton në Sanremo në 150 vjetorin e Italisë, Roberto Begnini, (ndoshta aktori më i madh italian i kohëve tona) thotë diçka që është universale për ditët e krijimit të çdo kombi në botë: “Ata mësuan të vdesin për atdheun që ne të mund të jetonim për atdheun...”
Dhe ju siguroj nuk ka gjë më madhështore mbi tokë se kjo ditë që shënon fillimin e jetës së këtij vendi si komb i bashkuar. Kjo është dita që përbuz, përmbys, thyen gjithë kufijtë dhe i bën shqiptarët bashkë pa përfillur rezoluta, pa kërkuar referendume, pa pasur nevojë për fjalë të mëdha a lëvizje politike. I bën bashkë pavarësisht nëse janë mijëra kilometra larg, i bën bashkë përmes përuljes përpara simbolit të varur dikund në ballkon, dikund në profil e dikund në zemër...Mjaft të mund ta përkëdhelësh dikund me sy, për të thënë (pa krenari të tepërt, pa zemëratë dhe pa urrejtje për askënd): Jam shqiptar dhe sot festoj ditën pa të cilën nuk do isha.
A nuk ia vlen pra të kremtohet ky bashkim i vetvetishëm i pa organizuar, pa qenë nevoja të ironizohet si patriotizëm i një dite apo shpërthim atdhetarie! Po për nder të plakut mjekër bardhë, për Isën, Luigjin, Nikollën... a duhet që kur të zgjohemi më 28 të belbëzojmë të paktën një falenderim mirënjohje! Po sikur ta shihni ndryshe!
A ka nevojë ai (Flamuri/ Dita) ta nderojmë?! Ndoshta në fund të fundit është e kundërta.
Ngritja, vendosja e këtij Flamuri, të cilin Etërit e ngritën përmes sakrificash dhe me një dashuri e pasion që sot as mund t’i hamendësojmë, është diçka që na nderon më shumë se sa mund ta nderojmë. Ani ja pse unë e vë një flamur në dritare, një flamur në ballkon, një flamur ku të mundem, që të mund të marr prej nderit dhe krenarisë që ai ka dhe fal bujarisht me shumicë në këtë ditë të kremtimit të tij, duke u valëvitur si të dojë ta shpërndajë mbi gjithëkënd. Diçka që e bën pa nda, që prej 568 vjetësh kur për herë të parë u ngul në një beden kalaje në Krujë (Nëntori i Parë), e më fort prej ditës që e vunë në atë ballkon në Vlorë (Nëntori i Dytë) 99 vjet më parë...  Hajt pra mos u bëni kurrnacë, 60 sekonda mjaftojnë për të vënë dikund një flamurë që nëse ja hapni zemrën do mund t’iu falë nder dhe t’iu kujtojë çmimin e vlerën e lirisë. Duaje Shqipërinë. Gëzuar Ditën e Flamurit

Digg

Lajme

Loading...