"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2005-09-01

Sa lirë e shita shpirtin

Dhe vdekja vjen pas teje...
Takimi me tokën e lagësht,
s’qe ashtu si e prita
Dhe vdekja vjen pas teje...
Si shiu pas reve të fryra të zeza.
Dëshpërimi, ma zë mendimin në kurth,
E po më vdes e mbytur lotësh mendja.

Mbaj kokën ulur toka është e lagësht.
Këto pellgje balte qenkan vërtetë të rralla,
Pellgje të hijshme, me ngjyra ylberi.
E spërkala të ndotura nafte.

Dhe vdekja vjen pas meje...

Lumejtë e hadit prej kohësh kam kapërcyer,
Mbi shpinën e lodhur të kërrusur të karontit plak
Sa shpirtra të pa jetë ke mbajtur? E pyeta.
Varkëtari ngriti sytë nga qielli,
Në ferr yjtë s’dukeshin gjëkundi.
Në ferr yjtë ishin shuar
Në ferr yjtë...
Karontin e bezdisa me pyetje,
Aq sa në fund s’ma ktheu kusurin.
Dy monedhat të florinjta ishin ca shumë.
Desha të them, për një varkëtar.
Karonti as qeshte as qante,
qe rrugë monotone.

0 Komente:

Video Bar

Loading...