"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2005-12-23

Elegji per kristalet e akullit

Kristalet e bardha të akullit më thyhen nën këmbë.
E unë s’mund të bëj asgjë, ani pse më dhimbsen.
Veç të kërciturat krahasoj, me zhurmën e zemrës sime të krisur.

Kristalet e bardha të akullit më thyhen nën këmbë.
Prej zemrave të mbyllura, i ftohti më pushton shpirtin ngadalë.
Prej qiellit shoh, askund s’mund të marr ngrohtësi hua


Kristalet e bardha të akullit më thyhen nën këmbë.
E s’di pse rri e më vjen t’i përkëdhel. Ani se bën ftohtë.
Të kërciturat krahasoj me zemrën. Ndërsa vdes, tek thyhet ngadalë.

Kristalet e bardha të akullit më thyhen nën këmbë.
E unë zë e qaj. Po lotët më ngrijnë si të mos qe vajtim
Në të ftohtë zemra thyhet...


0 Komente:

Video Bar

Loading...