"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2006-09-18

Mohimi

Në qofsh e verbër.
Në qofsha unë i verbër.
S’ke për të parë as zjarr.
S’kam për të parë as flakë.
Në qofsh e shurdhër.
Në qofsha unë memec.
S’ke për të dëgjuar as kitarën e vajit.
As vargjet e m’ia prej të marri,
që unë s’do mund të t’i them.
S’do i shohim dot,
vajtojcat që qajnë rreth të mbledhura,
burrat e gjamës që shkulin flokët në kujë.
E gjithë malet që rëndojnë tash prej lotësh,
do jenë sikur të mos kishin qenë.
E t’i në qofsh e shurdhër,
e unë në qofsha i tillë....


Kur të mos mund t’i dëgjojmë as zërin e vetes,
atëherë Zotër do të jemi në ditën e shtatë.
Duke parë rreth e rrotull errësirë,
dëgjuar kënaqësisht heshtjen
dhe pritur prej absurdit vdekjen.

0 Komente:

Video Bar

Loading...