"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2006-11-29

Në pritje të natës së ftohtë

Hëna ka ngrirë,
buzëmbrëmja ka ngrirë gjithashtu.
Mezi mbahen në shkopinj disa plaka,
që kanë frikë mos thyejn qafën,
në rrugët kallkan, e zi.
Muzgu ka ngrirë,
dhe e kuqja e horizonteve ka ngrirë gjithashtu...
Dua të gjej ndonjë personazh,
dhe më vijnë në mendje vetëm plepat.
Do hapje krahësh harabelash,
e përplasje flatrash,
të gjitha të ngrira,
tek i rrin përbri buzëmbrëmjes...
Era rreh xhamat,
fryn juga a veriu se di.
Drejt peshimin ka humbur, qielli,
dhe zotat e ajrit të ftohur shkojnë kuturu...
Dy gota konjak, s’mjaftojnë për të qëndruar drejt.
Në pritje të natës së ftohtë, të pirët,
i bën mirë shpirtit dhe zemrës gjithashtu...

0 Komente:

Video Bar

Loading...