"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2007-09-14

Kohë për të kujtuar



Gonxhja e fundit çeli dje në kopshtin tim,
një ditë para se të ikja sërish,
ndërsa ringrija me hamendje kullën e rrëzuar rrafsh,
me gurët që më njohën për të parën herë.
Ajo duhet të qe e fundit gonxhe për këtë pranverë...
“Ndoshta do të çelë para se të ikësh”, më tha ime më.
Ndërsa i rrija mbi kokë boçes jeshile,
dhe dora më shkonte në ballë,
ku gurët për herë të parë lanë shenjë.
I pirë kujtimesh,
çapitem nën pjergullën që më deh aromash,
ndërsa fantazoj të nxjerr sërish kokën në dritaren e vogël,
të cilës dikur i bënte hije një degë hurme
dhe dëgjoj të njëjtën zukatje bletësh...
Gonxhja e fundit çeli dje në kopshtin tim,
si për inat nuk mund t’ia thithja aromën,
e dora më dridhej se këpusja dot...
Më poshtë rrënojat e kullës rrafsh me tokën,
dhe gurët të mbuluar me myshk...
E gjitha fotografi e prishur fëmijërie.

7 Komente:

Anonymous said...

Sic duket keto ndjesite kaplokan dhe 25-vjecare te tjere :):). Mua me mundojne prej kohesh e perpiqem aq fort t'i them, t'i flas me veten po s'di nga t'ia filloj, s'i ve dot ne fjale gjithe ato ndjesi te panumerta e te vrullshme qe me shpojne cdo cep te syve qe shohin me kujdes ne mendjen time "pritja me padurim per kokrrat e para te kuqe te qershive, pritja e permalluar per luledelet ne lendinat e gjelberta (pse? thjesht per te bere kurore) zgjimi i perditshem me nga nje pritje te re (do te behem shofere aeroplani, jo jo them shkrimtare, po e di se do behem nje gje e pikerisht ajo qe kam ne mendje, do shoh gjithe bote...ja sa te rritem pak, po pse s'po rritem dreqi e mori) E tani, duket sikur s'ka asgje me per te pritur, shkelim rrugeve te njohura, qe dikur na dukeshin te gjata e gjithe labirinthe, e tani ngjajne aq te shkurtra e pa ngjyra magjike. S'ka vrapime te cmendura ne poshte qiellit te kalter si te ishte gjeja me e natyrshme ne bote, tani ato jane luks a cmenduri me vete. :):):)

krasta krau said...

Pse anonime... Gjuhe e njohur kjo e jotja... megjithese nuk jam i sigurt...Flm per komentin shume interesant dhe eshte pikerisht ashtu
Nejse po te pagezoj Jovan Bregu (megjithese me dukesh vajze) :D

akvllnaja said...

O Kraste, po na i jep kujtimet me pikatore, me duket... A pikë e zezë, pikë e zezë...
:)

edrus said...

Eh mer Krastë, prandaj na dhemb në zemër sa herë që kujtojmë 'gurët e vjetër', sepse
"dora shkon në ballë...
atje ku ata kanë lënë shenjë" dhe sado myshk ti mbulojë, zemra e poetit na i sjell aq pranë 'gurët' tanë.
Akoma më e bukur dhe antiteza e së bukurës (gonxhes) që nuk arrin që të jetë më e fortë se "shenjat e gurëve".
Bukur fort Krasta!.

P.s:"ndërsa fantazoj të nxjerr sërish kokën në dritare e vogël,"
më duket se mungon një 'n' diku tek kallzorja e dritares ;)

krasta krau said...

Po mungon "n"
Flm endrus, per vezhgimin dhe vleresimin...

belle_fleur said...

Sa gonxhe po celin dhe ne s'jemi me aty as t'i thithim aromen, as t'a prekim dhe ta shijojme bukurine e tyre, as ta ndjejme ate gezimin qe sjell ne shpirt sapo fillon e cel ne kopshtin e shtepise. Ah sa.....

Bukur Krasta!

strangeMAN said...

Bukur!

Përëshndetje!

Video Bar

Loading...