"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2007-03-27

Djegia e Librave

Kur diktatori urdhëroi,
të digjeshin në shesh librat e dëmshëm,
Dhe kur qetë u detyruan të tërhiqnin karro me libra,
për në turrën e druve,
Një nga shkrimtarët e persekutuar zbuloi,
se në listën e të djegurve,
çuditërisht librat e tij ishin harruar.
U ul në tavolinë, ndërsa ziente nga inati dhe i shkroi diktatorit.
Digjmëni!
Shkroi me penën që i dridhej në duar.
Digjmëni!
Mos ma bëni këtë!
Mos më harroni mua!
Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!

Nga Bertholt Brecht

Read More......

Matilde Urrutia

Matilde Urrutia, po të lë këtu
Me gjithçka kisha, e s’kisha,
Gjithë ç’jam e nuk jam.
Po ta lë përgjithmonë këtu,
dashurinë, këtë fëmijë qaraman,
që s’do të ikë nga krahët e tu,
E zgjedhura ime.

E zgjedhura ime.
Që lëkundesh më shumë prej erës,
sa pemët e holla të Jugut,
Si një lajthi në gusht;
Për mua je shija e mrekullueshme,
e një ëmbëlsire madhështore.
Zemrën e ke tokësore,
por duart e t’ua janë prej parajse.

Ti je e turpshme dhe joshëse,
Ti je e pafajshme dhe thartë
si limonët e zbehtë,
Ti je një piano që qesh,
me t’gjitha notat njerëzore;
dhe muzika jote më tejpërshkon,
ndërsa të rrjedh prej qerpikëve e flokëve.
E unë përmbytem në vegimin tënd të praruar.
I magjepsur prej veshëve të tu,
më duket se i kam parë më parë,
në një koral nënujorë.
Ndërsa kërkoja në det gishtërinjtë e tu,
I kapa si të ishin peshq të trembur . . .

Atëherë kur do të ndalojmë së qeni,
kur të ndalojmë së ardhuri e së ikuri,
nën shtatë shtesa rëre,
nën këmbët e ftohta të vdekjes.
Do jemi sërish bashkë, dashuri,
kuriozë dhe të pasigurt,
me ankthet tona të ndryshme
me sytë pëshpëritës,
me këmbët që nuk u takuan
dhe puthjen mbresëlënëse,
Të gjithë do të jemi sërish bashkë,
Veç ç’të mirë na sjellë,
përqafimi në varr?
Mos e lër jetën të na ndajë,
dhe në djall të shkojë vdekja?

Nga Pablo Neruda

Read More......

Video Bar

Loading...