"Vallë a nuk kam shkruar gjithmonë të vërtetën në librat e mi?
Tani ju po më mbani si një gënjeshtar!
Unë ju urdhëroj.
Digjmëni!"

2007-11-27

“... Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme” / 95 vjet pavarësi

Nene Shqiperi



Shqiperia behet neser 95 vjet shtet...

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir' e një qëllim,
Të gjith' atje duke u betuar
Të lidhim besën për shpëtim. (Asdreni)

Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë,
vraponi, burra, se s'ka me pritë!
Të vdesim sot me besa-besë
pranë flamurit të kuq që u ngrit... (Grameno)

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi... (Noli)

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. (Frasheri)

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen.. ( Kadare)

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt. (Fatos Arapi)

Jeni të ftuar dhe të lutur të shtoni vargje apo foto të tjera.
Per info ndiq http://shqiperia.com/kat/m/shfaqart/aid/412.html

Read More......

2007-11-15

Ninullë

bizhu dhe lypje

Ai mblidhet kruspull.
Gjunjët në gjoks, gjoksin mbi gjunjë.
Qepallat i rënden mbi sytë të shqyer mungesash...
Pranë tij kalojnë manekinët,
të veshur me pallto të trasha,
me sigla pordhace markash të famshme.

(Zgjohu...
I thyej vitrinat,
zhvatua prej qafash estetike gjerdanët manekinëve,
atyre që kalojnë ndanë teje e s’të shohin.)

Ai nuk sheh ëndrra.
Ka veç makthe ngjyrë bizhush.
Përtej vitrinave me dritë,
heshtin indiferente kukullat plastike,
të mbështjella me shalle të modës së fundit.
Jashtë ai sfilon në sezoni e mizerjes...

(Zgjohu....
Klithmash shtage botën,
zhvatua prej surrateve, buzëqeshjen e shtirur manekinëve,
që shkojnë ndanë teje e s’të shohin.)


Ai kërcet dhëmbët.
Përtypet ndër to mëshirë e pa vlerë,
prej vajzash reklamash.
Ndanë i kalojnë e kurrë nuk ndalen mbi të,
sy epshorë femrash gjys të zhveshura,
që pushojnë mbi gjerdanë me gur falsë, por të çmuar.

(Zgjohu...
I thyej vitrinat,
zhvatua prej qafash estetike gjerdanët manekinëve,
atyre që kalojnë ndanë teje e s’të shohin.)

Ai mpihet, dridhet.
Duhet të jetë ftohtë në pllakat,
prej braktisje ku ai mbështet kokën.
S’kanë sy ta shohin, as baballarë të fiksuar
në gjokset lakuriqe të dashnoreve,
të blera me çmimin e një peliçeje.

(Zgjohu....
Klithmash shtage botën,
zhvatua prej surrateve, buzëqeshjen e shtirur manekinëve,
që shkojnë ndanë teje e s’të shohin.)

Read More......

2007-11-12

Të gjithë për Pavarësi



Ju lutem publikoje kete ne blogun tend!

Read More......

Video Bar

Loading...