5 persona kanë mbetur të pastrehë në Tiranë, pasi shtëpia ku jetonin është përfshirë nga flakët në mënyrë të dyshimtë, duke u rrezikuar atyre jetën dhe duke u djegur gjithë çfarë kishin. Banesa që i përkiste të afërmve të Qazim Mulletit, ish-prefekt i Tiranës, e cila ndodhet pas Pazarit të Ri në rrugën “Qemal Stafa”, ka marrë zjarr rreth orës 13:00 të mesditës (e shtunë 5 janar), duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve të saj, të gjithë qiraxhinj në banesë.
Ku jane zjarrfikesit?!
Dëshmitarë okularë të grumbulluar në krah të rrugës “Qemal Stafa” ku ndodhej edhe ndërtesa thonë se zjarrfikësja ishte vonuar fillimisht, ndërsa edhe pas mbërritjes ajo ka pasur disa herë probleme me mungesën e ujit. Drutë e thata dhe gjendja mjaft e rënduar e ndërtesës kanë bërë të pamundur që prej saj të shpëtohej ndonjë pjesë dhe aty nga ora 16:00 e pasdites, zjarrfikësit u përqendruan në ndalimin e përhapjes së flakëve, ndërsa pjesa më e madhe e shtëpisë njëkohësisht me vlera historike ishte djegur apo shembur dhe prej saj nuk mund të shpëtohej asgjë.
Presim ujin
Në vitin 1914 shtëpia, pronë e familjes Mulleti, ka qenë konsullatë austriake dhe është dhënë vazhdimisht me qira deri në vitin 1944. Në 1924 ajo ka qenë Ministria e parë e Bujqësisë. Aty ka banuar publicisti dhe patrioti Dervish Hima si edhe Et’hem Toto. Më vonë ka qenë bërthama e parë e shkollës femërore. Pas çlirimit në ambientet e saj u hap shkolla “Avni Rustemi” dhe shërbeu për disa vite për të ashtuquajturat “kurse të analfabetizmit”. Pjesë të ndërtesës kanë shërbyer si strehë edhe për misionin UNRA.
Censure demokratike
“Kjo shtëpi nga marsi i vitit 1942 deri në prill 1943 ka qenë bazë e rëndësishme ku shok... (i prishur emri i diktatorit Enver Hoxha) ka zhvilluar veprimtari ilegale revolucionare”. ...Emri i fshirë nga dalta nuk është enigmë. “Ka ndenjur për ca kohë Bahri Omari, por edhe Enver Hoxha ka qëndruar”, - thotë Agim Mehmeti, edhe ky banor në atë zonë dhe njohës i historisë së ndërtesës. Nuk dihet kush dhe kur është censuruar emri i diktatorit, të cilin duket se e ka zënë mallkimi i fshirjes nga historia e emrave të shokëve të luftës që më pas i dolën tradhtarë. Por është e sigurt që Hoxha ka jetuar të paktën 10 ditë në banesën e njërit prej bejlerëve më të vjetër të Tiranës, njëkohësisht njërit prej armiqve të tij, familja e të cilit u persekutua dhe u përndoq pas lufte.
Uji erdhi shuajm... rrenojat
Fakti që ndërtesa frekuentohej prej përdoruesve të drogës dhe të pastrehëve ka hedhur dyshimet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e këtyre personave. Burime nga policia thanë se kjo ishte një nga pistat në të cilën ata po hetonin.
E dikur
Nese nuk do ishte djegur, do te ishte diçka e ngjashme me foton më sipër.... Sidoqoftëe ndërtesa që ra pre e flakëve në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, ishte një nga shtëpitë më të vjetra të Tiranës (rreth 200 vjet) dhe pritet që ashtu si shtëpia e Lasgush Poradecit të kthehet në pak kohë në një pallat...
2008-01-19
Kalle... digje... vëri zjarrin
Nga Krasta Krau at 12:48 PD
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
11 Komente:
Gjynah për familjen edhe për tërë shqiptarët që po digjen shtëpitë e vjetra. Çdo shtëpi mbi 150 vjeçare duhet bërë monument për mendimin tim. Edhe pronarët s'duhen lejuar për ta prishur pa marrë leje. Kraste dhe të tjerë që jetoni në Shqipëri, nxirrini në fotografi sa janë akoma më këmbë.
Dori
edhe mua me duket se i kam bere nje fotorafi kesaj shtepie dhe me sh respekt si nje nga ato qe rezistojne nga pallatet "moderne" dhe pa histori?
nuk kam ç'te shtoj, me vjen vertet sh keq.
O tempora o mores!
Na rrofshin pallatet e reja se historine e hedhim ne plehra :(
Kraste, RESPEKT, bro!
RESPEKT!
Krastë, të lumtë dora, Krastë! kur bën dhe një alergjik informacioni si unë të lexojë lajme të trishta...
Përshëndetje!
:)
Bukur Kraste! Ne titull me ngjave pak me Edisonin, per Ypin po flas. Titulli ngjan si "thirrje" per te kryer nje krim. Bej shaka! Materiali dhe fotot jane te lavderueshme.
Rrofsh Kraste! Je i papare me keto infot qe sjell nga vendlindja, edhe pse kur lexojme per kesi shkaterrimesh te vjen te bertasesh nga inati!
leku,leku cfare nuk ben...korrupton dhe historine...dhe kohen
njeriu mbetet gjithmone i vogel per para tij!!!
me trishtove Krsate...te mori e mira te mori!!!
Akulli- e madhe si gjithmone!!!
Kraste,
ndajme te njejtin shqetesim. Respekt.
me rrudhi zemren ky lajm:(
Kraste shume te bukura dhe fotot shume te ndjera.Mu kujtua biseda qe beme te tre me Eden dhe mendoj se sado e dhimbshme situata duhet dikush ti dokumentoje faktet e tilla!pershendetje mik!
pa lidhje:
write me a story (read last entry on my blog)
Post a Comment